Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të
reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik,
me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat
kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në
vendin tonë”, njofton ministria.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....