Ish-deputeti i LVV-së tani si i pavarur, Visar Korencia ka thënë se nuk kanë pasur presion nga ambasada në Kosovë për votimin e “Kodit Civil”.
Ai ka thënë se të vetmen gjë që ua kanë kërkuar ka qenë kujdesi në gjuhën e përdorur.
Korenica në Teve1 ka thënë se nuk është e vërtetë që këto ligje kanë qenë kusht për integrim.
“Këto ligje nuk kanë qenë as presion i faktorit ndërkombëtar, sepse ne kemi bashkëpunua me ambasadat, të vetmen gjë që ambasadat kanë kërkuar prej neve është që më të kujdesimi me gjuhën ndaj njerëzve që kanë shpreh me pas një orientim ndryshe seksual, me atë se çfarë e njeh, vendi ynë, shteti ynë, tradita jonë. Nuk na ka ba presion asnjë ambasadë, qoftë ajo amerikane, angleze gjithë pa përjashtim me ata që kemi pas kontakt”, ka thënë ai.
Korenica tha se ndihen krenar që kanë ndaluar miratimin e “Kodit Civil” dhe disa ligjeve që ai i vlerëson të dëmshme.
Korenica ka treguar që “Kodi Civil” ishte kthyer në Kuvend me avancime si Ligji për shëndetin riprodhues, ai për gjendjen civile.
Korencia i cili bashkë me Eman Rrahmanin u larguan nga LVV-ja për t’iu bashkuar Listës për Familjen, ka thënë se edhe disa shtete evropiane po i largojnë këto ligje, e që ka përmendur Italinë.
“Me shumë fat dhe më shumë angazhim kemi arrit që këto ligje të mos i avancojmë tutje, t’i pengojmë, sepse konsiderojmë edhe sot që kemi bë një gjë shumë të mirë, që këto fenomene që nuk përballet vetëm Kosova por edhe shumë vende tjera”, ka thënë Korenica.