Korab Shaqiri rikthehet në “Kënga Magjike” pas 11 vjetëve


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:21

Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i 21-të i festivalit “Këngës Magjike” i cili çdo vit mbledh në një vend artist nga të gjitha trojet shqiptare. Edhe në këtë edicion, pos artistëve të rinj pjesëmarrës, është përfolur se do të jenë artistë të njohur të skenës shqiptare.

Këngëtarët të cilët ia kanë mësyrë kësaj gare sa i përket këtij edicioni të festivalit tashmë kanë gati këngët me të cilat do të përfaqësohen, derisa prezantimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt.

Ai që e bëri publike përfaqësimin e tij në këtë edicion është këngëtari Korab Shaqiri. Këtë e tregoi për herë të parë në emision #gjesi në T7, me ç’rast edhe tregoi për këngën me të cilën do të marrë pjesë.

“Kjo është shkruar kohë më parë, por është një këngë që unë e dua shumë pasi e ka një tekst shumë të veçantë”, ka thënë ndër tjerash Korabi.

Tash pas doktoratës, këngëtari ka treguar se pos pjesëmarrjes në festival do të sjell edhe dy projekte muzikore.

“do të jenë dy këngë të ndryshme. Njëra prej tyre o të jetë bashkëpunim me një rep artist shqiptar”. Emër konkret Korabi refuzoi të përmend pasi ende nuk është finalizuar ky bashkëpunim.

Ndryshe, gjatë këtij sezoni veror ai ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore e dasma.

Te fundit


Kthehu lart