Kopshti në Fushë-Kosovë mbetet i mbyllur deri në identifikimin e rastit me Covid-19 - Gazeta Express
string(83) "kopshti-ne-fushe-kosove-mbetet-i-mbyllur-deri-ne-identifikimin-e-rastit-me-covid-19"

Gazeta Express

02/06/2020 16:21

Kopshti në Fushë-Kosovë mbetet i mbyllur deri në identifikimin e rastit me Covid-19

Gazeta Express

02/06/2020 16:21

Pesë rastet e infektuara me Coronavirus në Komunën e Fushë-Kosovës janë raste kontakti.

Të infektuarit janë të gjithë pjesëtar të familjes, përfshirë edhe një foshnje disa muajshe.

Lexo Edhe:

Të infektuarit janë në gjendje të mirë dhe janë nën mbikqyrjen e QKMF-së në Fushë Kosovë, këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli .

“Pesë rastet e infektuara janë të një familje e cila ka pasur kontakte me familjarët e tyre në Vushtrri. Tre prej tyre janë fëmijë të viteve 2010, 2015 dhe 2020.Gjendja e tyre është e mirë pa komplikime dhe po trajtohen në QKMF në Fushë-Kosovë. Komuna ka ndërmarrë masa”, tha ai për EO.

Topalli ka treguar edhe arsyen e mos rihapjes së kopshtit publik “Gëzimi Ynë”.

Ai tha se edhe nëna e të infektuarës ka qenë punëtore në këtë kopsht, andaj deri në indetifikimin e rastit, kopshti do të qëndroj i mbyllur.

“Zonja e shtëpisë e infektuara ka qenë punëtore në kopshtin publik “Gëzimi Ynë” por që çerdhja nuk është mbyllur si shkak i saj, pasi kjo ka qenë në pushim të lehonisë. Por Kopshti është mbyll deri në një vendim tjetër pasi nënë e të prekurës me Covid-19 ka qenë edhe ajo punëtore në të njëjtin kopsht. Kopshti nuk do të filloj deri të identifikohet rast pasi dyshohet për të infektuaren”, tha ai.