Konvikti studentor “Kuzman Josifovski Pitu” do të ndotë edhe këtë vit


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 17:52

Konvikti Kuzman Josifovski Pitu, do të ndotë edhe këtë vit. Ka naftë për të ngrohur studentët në ditët e dimrit, por sistemi i ri që do të ngroh ndërtesën me mazut dhe që nuk do të ndot, tani për tani mbetet vetëm si paralajmërim.

“Jam dakord, mund të ndaj përgjegjësinë edhe për aktivitetet, që nuk janë në sferën time, sepse kjo është diçka që kemi premtuar, procesi shkon ngadalë, jam dakord. Por, më e rëndësishmja, gjatë dimrit kjo do të zgjidhet” tha Jani Makraduli zëvendës-ministër i Mjedisit Jetësor.

Makraduli siguron që deri në fund të vitit do të ketë subvencione për kondecionerët me inverterë, të cilët duhet të zëvendësojnë shporetët me dru.

Thuajse 91% e popullsisë botërore jeton në kushte të ndotjes, tha drejtori për Evropë dhe Azinë Qendrore i Bankës Botërore në konferencën e sotme rajonale.

Ministri i mjedisit i Kosovës pranon se ndotja në vend është më e madhe. Me masat pritet të ulin ndotjen. Në mbarë botën 4.2 milion njerëz vdesin, për shkak të ndotjes.

Te fundit


Kthehu lart