Kontrolli i automjeteve i nxjerr zbuluar, u vihen prangat 3 personave, 1 tjetër në kërkim. Policia jep detajet - Gazeta Express
string(107) "kontrolli-i-automjeteve-i-nxjerr-zbuluar-u-vihen-prangat-3-personave-1-tjeter-ne-kerkim-policia-jep-detajet"

Gazeta Express

05/06/2020 8:58

Kontrolli i automjeteve i nxjerr zbuluar, u vihen prangat 3 personave, 1 tjetër në kërkim. Policia jep detajet

Gazeta Express

05/06/2020 8:58

Tre persona jane vene ne pranga dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim nga policia pas nje operacioni te koduar “Domosdova”.

Sipas policise, operacioni ishte për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor. Te arrestuar jane shtetasit T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë, nderkohe qe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Lexo Edhe:

Gjate kontrollit ne dy makina te ketyre shtetasve, policia ka sekuestruar 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore