Kontrolle “blic” të policisë në Elbasan


Gazeta Express
18 Korrik 2019 19:46

Pasditen e sotme policia ka zhvilluar një aksion në Elbasan, duke kryer kontrolle në magazina, servise dhe varreza makinash.

Fokusi i  kontrolleve ka qenë kapja e lëndëve narkotike.

Sipas mediave aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Karakullak, njësia administrative Bradashesh, pikërisht në zonën ku u bë modifikimi i furgonit që përdoren grabitësit e Rinasit.

Ende nuk dihet nëse aksioni i policisë ka lidhje me ngjarjen e Rinasit.

Te fundit


Kthehu lart