Kontratë të re për Pogban? – Flet Solskjaer - Gazeta Express
string(40) "kontrate-te-re-per-pogban-flet-solskjaer"

Kontratë të re për Pogban? – Flet Solskjaer

Gazeta Express

09/07/2020 10:51

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer po shpreson se Manchester Unitedi do të arrijë marrëveshje për një kontratë të re me Paul Pogban, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e futbollistit.

Kontrata aktuale e francezit me Djajtë e Kuq përfundon verën e vitit 2021, mirëpo klubi e ka opsionin t’ia vazhdojë atij kontratën edhe për një vit tjetër, deri më 2022, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa spekulimet për të ardhmen e Paul Pogbas nuk kanë ndaluar ende, që nga vera e kaluar, pasi që agjenti i tij Mino Raiola thuhet se dëshiron ta transferojë futbollistin – Solskjaer shpreson që Pogba do të qëndrojë edhe më tutje në Old Trafford.

“Unë nuk mund të komentoj për diskutimet mes lojtarëve dhe klubit, por natyrisht që ne duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë”, u përgjigj Solskjaer, kur u pyet nëse do t’i ofrohej kontratë e re Pogbas.

“Ne duam ta ndërtojmë një skuadër për të ardhmen, Scott McTominay dhe Nemanja Matic janë në pozita të ngjashme, por ata janë në faza të ndryshme në karrierat e tyre. Njëri është në fillim, tjetri ka me të vërtetë shumë përvojë. Neve na duhen edhe lojtarë që janë mes këtyre dy fazave”.

“Shpresoj që do të mundë të bëjmë diçka. Unë e di se që kur është kthyer Paul, ai po përmirësohet gjithnjë e më shumë, po e shijon lojën e tij dhe le ta shohim se ku na çon kjo”. /Gazeta Express/