Kontakti sy me sy përmirëson të folurit e foshnjës


Gazeta Express
12 Shtator 2019 17:08

Kontakti sy me sy me foshnjën kur ajo është në muajt e parë pas lindjes është një mënyrë shumë e e mirë, për të zhvilluar një komunikim më të mirë me të. Kjo sipas një hulumtimi të kryer nga British Science Festival, shkruan Dailymail, transmeton  Gazeta Express.

Një studim i fundit ka gjetur, se kur prindët komunikojnë sy me sy me foshnjat e tyre i mundësojnë atyre një zhvilim më të hershëm të aftësive për të folur më rrjedhshëm që në moshën 2 vjeçare.

Hulumtuesit kishin analizuar video të intereaksioneve në mes të foshnjave foshnjave dhe prindërve të tyre, dhe më pas kishin intervistuar ata për të parë progresimin e foshnjave. Ata e kishin vërejtur se foshnjat, të cilat gjatë kohës kur prindërit u kanë folur i kanë parë në sy, ata kishin ditur më shumë fjalë kur e kanë arritur moshën 2 vjeç.

“Foshnjat kanë nëvojë për një komunikim sy me sy vetëm ende pa ditur asnjë fjalë”, tha Ed Connellan, autori i hulumtimit.

Studimi është është kryer nga Universiteti Sheffield dhe është prezatuar në British Science Festival. /Gazeta  Express

Te fundit


Kthehu lart