Konsumimi i lartë i kripës e bllokon rritjen e tumorit


Gazeta Express
7 Qershor 2019 14:03

Një hulumtim i kryer në disa mostra të qelizave dhe në dy modele të ndara minjsh, ka gjetur se një dietë e pasur më kripë ka zvogëluar rritjen e tumorit duke ndërhyrë në funksionin e disa qelizave të sistemit imun, transmeton Gazeta Express.

Shumë studime janë bërë për të kuptuar efektin e kripës në shumë sëmundje. Një nga sëmundjet që përkeqësohen si shkak i konsumimit të tepërt të kripës janë skleroza e shumëfishte dhe disa sëmundje të tjera auto imune.

Krahas imunoterapisë, shkencëtaret me eksperimentin e fundit të bërë në minj, tentuan të shohin ndikimin e kripës në rritjen e tumorit. Në këtë eksperiment shkencëtarët të udhëhequr nga dr. Markus Kleinewietfelt panë se kripa kishte inhibuar funksionin e një tipi të qelizave imune specifike për një lloj tumori.

Sipas raporteve të fundit nga Shoqata Amerikane për Kancer, në vitin 2019 do të jenë 1.762.450 raste të reja të kancerit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto gjetje janë me interes të madh për arsye se nëse do të aprovohet ky eksperiment edhe tek njerëzit, atëherë kjo do të jetë një sukses i madh në kërkimet e vazhdueshme mbi tumorin.

Te fundit


Kthehu lart