Konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që pala greke të hapë kufirin edhe gjatë natës - Gazeta Express
string(88) "konsulli-shqiptar-ne-janine-po-negociojme-qe-pala-greke-te-hape-kufirin-edhe-gjate-nates"

Konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që pala greke të hapë kufirin edhe gjatë natës

Gazeta Express

15/08/2020 18:27

Konsuolli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, në një prononcim për mediat, deklaroi se është duke u negociuar, që pala greke të mund të hapë kufirin edhe gjatë natës.

“Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës”, tha Verleni.

Lexo Edhe:

Eltion Verleni theksoi gjithashtu se janë në negociata me palën greke për të shtuar edhe numrin e shqiptarëve që kalojnë në një ditë në anën tjetër të kufirit.

“Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë.

Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj”, deklaroi Verleni.