Konservatorët drejt fitores bindëse në zgjedhjet e Iranit - Gazeta Express
string(57) "konservatoret-drejt-fitores-bindese-ne-zgjedhjet-e-iranit"

Konservatorët drejt fitores bindëse në zgjedhjet e Iranit

Gazeta Express

22/02/2020 12:05

Konservatorët e Iranit pritet të shënojnë fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti, bazuar në rezultatet preliminare. Ky rezultat paraqet pakënaqësinë e banorëve të republikës islamike me rëndimin e kushteve të jetesës dhe konfliktin me Perëndimin.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare nënkupton se përkrahësit e liderit supreme, Ayatollah Ali Khamenei, do ta kenë kontrollin në të gjitha nivelet kryesore të pushtetit, përpos presidencës.

Lexo Edhe:

Reformistët, të cilët i fituan zgjedhjet para katër vjetëve, e kanë pasur numrin më të madh të deputetëve në kuvend, por propozimet e tyre janë bllokuar shpesh nga nivelet më të larta të pushtetit.

Qeveria njoftoi se e ka shtyrë afatin për mbylljen e qendrave të votimit deri në orët e vona për shkak të interesimit të lartë të qytetarëve për të votuar. Deri më tash janë numëruar votat sa për 42 ulëse nga 290 gjithsej dhe 80 për qind e tyre i kanë fituar konservatorët.

Në këto zgjedhje morën pjesë rreth 40 për qind e qytetarëve, 22 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.