Konjufca: Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet edhe nëse nuk bën koalicion


Gazeta Express
19 Gusht 2019 23:56

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar në emisionin DPT te Fidanit në T7.

Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme.

Ai ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend dhe ëktë e tregojnë edhe sondazhet.

“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet edhe nëse nuk bën koalicion”, ka thënë Konjufca.

“E patë në sondazhin e fundit jemi në epërsi me 1.5% prej partisë tjetër më të madhe. Ka edhe sondazhe tjera të porositura nga partitë tjera që nuk po i publikojnë sepse e dijnë”

Por gjithsesi Konjufca thotë se dëshiron një koalicion me LDK’në për shkak se vetëm kështu do kishin një shumicë me të cilën mund të bënin ndryshime të duhura në vend./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart