Konjufca lëvdon Edi Ramën: Ishte shumë aktiv për ta ndalur fushatën e Serbisë për çnjohje - Gazeta Express
string(89) "konjufca-levdon-edi-ramen-ishtee-shume-aktiv-per-ta-ndale-fushaten-e-serbise-per-cnjohjee"

Gazeta Express

19/02/2020 11:27

Konjufca lëvdon Edi Ramën: Ishte shumë aktiv për ta ndalur fushatën e Serbisë për çnjohje

Gazeta Express

19/02/2020 11:27

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare. Së pari, ai është takuar me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën, raporton Gazeta Express.

Pas takimit, në një konferencë për medie, ministri Konjufca tha se me Shqipërinë kanë raporte vëllazërore.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të shkruajmë thjesht me fjalën të ngushta apo miqësore apo institucionale ose thjesht të shkëlqyeshme, por janë raporte përtej të gjitha këtyre – vëllazërore. Ne kemi më shumë ndaj njëri-tjetrit obligime sesa falënderime. Konsideroj se është bërë një punë shumë e madhe deri tash, por hapësira me i thellu marrëdhëniet tona është gjithmonë e hapur. Deshta që të them se sa i përket bashkëpunimit tonë, marrëveshjet që janë arritur deri tash e që janë me dhjetëra do të përpiqemi që t’i zbatojmë. Sa i përket kësaj që mbledhja e qeverive tona e përbashkët që do të ndodhë në Shkodër, ne do të jemi në koordinim maksimal”, tha Konjufca, teksa i kritikoi raportet ekonomike dhe tregtare Kosovë–Shqipëri.

“Sa u përket raporteve tona ekonomike dhe tregtare, mendoj që duhet që të përmirësohen. Prej se është vendosur tarifa prej qeverisë Haradinaj ndaj Serbisë, shkëmbimet sa i përket Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur mbi 300%, mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe me shkëmbimet që shkojnë prej Kosovës në drejtim të Serbisë. Kjo duhet të përmirësohet. Natyrisht, edhe vetë raportet tona duhet ta pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Konjufca i ka përshëndetur disa iniciativa të ministrit Cakaj, teksa e ka falënderuar për mbrojtje të Kosovës, sidomos sa u përket kampanjave të vazhdueshme që i ka bërë Serbia.

“Sa u përket veprimeve që i kemi parë prej Republikës së Shqipërisë, me iniciativë për ministrin Cakaj, si bashkimi i partive të Luginës, Preshevës dhe Bujanovcit që të marrin pjesë së bashku në zgjedhje, ne e përshëndesim dhe e çmojmë këtë akt. Z.Cakaj më informoi se është duke tentuar që të njëjtën përpjekje ta bëjë edhe me shqiptarët në Malin e Zi. E dimë që në çdo takim z. Cakaj e ka politikë ditore mbrojtjen e Republikës së Kosovës, të interesave tona të përbashkëta. Ka qenë shumë aktiv sa i përket mbrojtjes nga kjo kampanja për çnjohje nga Serbia.

“Edhe vetë kryeministri Rama ka qenë shumë aktiv që të pengohet kjo fushatë e Serbisë kundër Kosovës. z.Cakaj më informoi se Shqipëria është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës edhe sa i përket OSBE-së. Është lajm shumë i mirë për gatishmërinë që ka Shqipëria që ta rikthejë një praktikë të mëparshme sa i përket pranisë së Kosovës atje”, tha Konjufca./GazetaExpress/