Konjufca kërkon nga Avdullah Hoti që të reagojë për mandatin e Speciales - Gazeta Express
string(72) "konjufca-kerkon-nga-avdullah-hoti-qe-te-reagoje-per-mandatin-e-speciales"

Konjufca kërkon nga Avdullah Hoti që të reagojë për mandatin e Speciales

Gazeta Express

30/09/2020 21:05

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti duhet ta ngritë si problem mandatin e Gjykatës Speciale së cilës tashmë i ka mbaruar.

Sipas tij, Specialja nuk zhbëhet vetëm me vota të deputetëve në Kuvend.

Lexo Edhe:

‘’Si cdo ligj, edhe ky për Specialen i ka dykuptimsitë e veta. Specialja nuk shpërbëhet pse ne thjesht i cojmë duart në Parlament. Këtë duhet me ditë. Mandati mund edhe t’i ketë skaduar, por kjo nuk po e ndal punën e saj. Hoti duhet me iu drejtu Speciales dhe të problematizojë mandatin e saj. Qeveria duhet me qenë e interesuar, e jo vec me bo sehir, po ndodhin arrestime dhe mirë u bë.’’, ka thënë ai në Dukagjini.