Konjufca: Hapja e 58 shtëpive në veri në ditën e të pagjeturve, nuk ishte e rastësishme - Gazeta Express
string(85) "konjufca-hapja-e-58-shtepive-ne-veri-ne-diten-e-te-pagjeturve-nuk-ishte-e-rastesishme"

Konjufca: Hapja e 58 shtëpive në veri në ditën e të pagjeturve, nuk ishte e rastësishme

Gazeta Express

30/08/2020 17:38

Ish-kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se hapja e 58 shtëpive të reja në Veri të Mitrovicës, pikërish sot në ditën e të pagjeturve, nuk është e rastësishme.

Ai ka thënë se në ditën e të pagjeturve me hapjen e këtyre shtëpive, Serbia po tregon që nuk asnjë keqardhje për atë çfarë ka bërë në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit tonë. Pikërisht sot, pra në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës”

“Nuk është e rastësishme as data që e ka zgjedhur Serbia. Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës. Ky është kolonizim tipik. 58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi”, ka shkruar Konjufca në Facebook.