Konjufca fton qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje - Gazeta Express
string(66) "konjufca-fton-qytetaret-qe-ta-nenshkruajne-peticionin-per-zgjedhje"

Gazeta Express

04/06/2020 15:09

Konjufca fton qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje

Gazeta Express

04/06/2020 15:09

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionit për zgjedhje të reja, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.

Lexo Edhe:

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, ka shkruar Konjufca./Express