Konjufca: Avdullah Hoti mendoi se i fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë - Gazeta Express
string(76) "konjufca-avdullah-hoti-mendoi-se-i-fiton-50-mije-vota-me-rrezimin-e-qeverise"

Gazeta Express

02/04/2020 0:00

Konjufca: Avdullah Hoti mendoi se i fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë

Gazeta Express

02/04/2020 0:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me PAN’in dëshiruan që të etiketojnë VV’në si anti-amerikane.

‘’Hoti e di vetë se ishte pro reciprocitetit. Ai votoi për në Prevallë kur votuam programin qeverisës. Qysh mundesh me bo kështu politikë? Po ashtu e kanë pasur premtim qeverisës. A tani del kinse kundër. Cilin vendim e morrëm nesër kundër Amerikës?’’, thtoë ai.

Lexo Edhe:

‘’Këta kanë shkuar të gjithë te Grenelli, prej Petrit Selimi, deri te Skender Hyseni, për të komplotuar se Kurti është kundër Amerikës. Pastaj vunë Hotin në krye dhe i premtuan postin e kryeministrit nëse ai do delte kundër VV’së si anti-amerikan. Hoti mendoi se fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë. Por kjo ishte gënjeshtër e kulluar dhe u dështoi@’’, shtoi ai.

‘’Këta janë të lidhur. Një grup i LDK’së me partitë tjera kanë milionat. Ata kanë punësuar të afërm nëpër institucione dhe të gjitha kanë përfituar. Por kauza e tyre dështoi’’, tha Konjufca /Express/