Kongresmeni republikan kërkon ngritjen e akuzave kundër Trumpit


Gazeta Express
19 Maj 2019 12:15

Justin Amash është bërë kongresmeni i parë republikan që bëri thirrje për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ai tha se presidenti Trump ka qenë i përfshirë në veprime specifike që plotësojnë kushtet për ngritje të akuzave.

Amash e akuzoi edhe prokurorin e përgjithshëm, William Barr, për informim të paqartë të publikut rreth gjetjeve të prokurorit special, Robert Mueller, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Raporti i Muellerit arriti në përfundim se nuk ka pasur bashkëpunim criminal mes Rusisë dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

Megjithatë, në këtë raport u identifikuan të paktën dhjetë raste kur presidenti amerikan ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në punën e sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, prokurori i përgjithshëm kishte vendosur që ky raport me 448 faqe të mos publikohet si i plotë por në një version të redaktuar.

Akuzat nga kongresmeni Amash, i cili e përfaqëson shtetin e Miçigenit, janë të parat që vijnë nga një zyrtar i lartë dhe anëtar i partisë së presidentit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart