Kongresi i PS hapet me nderim për viktimat e tërmetit dhe me një sulm ndaj Metës - Gazeta Express
string(80) "kongresi-i-ps-hapet-me-nderim-per-viktimat-e-termetit-dhe-me-nje-sulm-ndaj-metes"

Kongresi i PS hapet me nderim për viktimat e tërmetit dhe me një sulm ndaj Metës

Gazeta Express

29/02/2020 11:26

Në ditën e dytë dhe më të rëndësishme të saj, Kongresi i Partisë Socialiste është hapur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili në krye të fjalimit të tij ka kërkuar 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Më tutje Balla ka sulmuar ashpër Presidentin Ilir Meta, duke e identifikuar atë me një personazh të njohur të rrugëve të Tiranës.

Lexo Edhe:

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike, siç e tha dhe OSBE-ODIHR, treguan se molotovi dhe dhuna ishin të drejtuara nga opozita e rrugës. Shqiptarët e kundërshtuan dhunën, pjesëmarrja dhe rezultate konfirmuan fitoren e padiskutueshme, mospjesëmarrja lidhet me paaftësinë për të na dalë kundërshtarë. Shqiptarët ne na shohin si e keqja më e vogël, nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës. Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën presidentë apo koalicionit, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te “21 dhjetori? Protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 është kthesa historike për shqiptarët”, tha Balla./Express