Konfirmohet, për talentin e Shqipërisë ka oferta nga Premierliga dhe Bundesliga - Gazeta Express
string(78) "konfirmohet-per-talentin-e-shqiperise-ka-oferta-nga-premierliga-dhe-bundesliga"

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 18:09

Konfirmohet, për talentin e Shqipërisë ka oferta nga Premierliga dhe Bundesliga

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 18:09

Forma fantastike po shfaq Myrto Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros nuk ka mbetur pa u vëzhguar.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira europiane dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit, Franci Bode, në një intervistë për Infosporti.

Lexo Edhe:

“Klube nga Premier League dhe Bundesliga më kanë kontaktuar, duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur oferta edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që po zhvillohet. Uzuni është i fokusuar vetëm te klubi i Ferencvaros”, tregon Bode.

Uzuni ka shënuar rregullisht me Ferencvaros në javët e fundit duke udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit kampion në Hungari.

Ai numëron 8 gola dhe 6 asiste në 20 paraqitje në Ligë.