Konfirmohet, Osmani nesër e pret në takim Edi Ramën - Gazeta Express
string(50) "konfirmohet-osmani-neser-e-pret-ne-takim-edi-ramen"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2023 21:13

Konfirmohet, Osmani nesër e pret në takim Edi Ramën

Lajme

Gazeta Express

05/07/2023 21:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi do të zhvillohet në ora 16:00, siç ka njoftuar zyra e presidentes.

Lexo Edhe:

Nuk është e qartë nëse do të ndodhë edhe takimi mes Ramës dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë të mërkurën se është i gatshëm të takohet me Ramën në mbledhjen e dy qeverive.

Mbledhjen mes dy qeverive e kishte anuluar Rama për shkak të situatës në Veri.

Ai kishte thënë se përderisa gjendja nuk është normale nuk munden dy qeveri të nënshkruajnë marrëveshje për bujqësi, ku situata është e tensionuar në një pjesë të Kosovës. /Gazeta Express