Konfirmohet, ku aktor do të jetë personazhi negativ tek James Bond


Gazeta Express
25 Prill 2019 20:02

Seria e 25-të e James Bond ka konfirmuar se aktori Rami Malek do të jetë personazhi i keq në filmin e ri për agjentin 007 të MI6, derisa filmi do të xhirohet në pronën e autorit të librave për James Bond, Ian Fleming, e njohur si “GoldenEye” në Xhamajka

Seria e 25-të e James Bond pritet që të këtë premierën gjeneralë në prill të vitit 2020-që për momentin ende nuk ka një titull të caktuar.

Por, ajo që ëshët konfirmuar nga producentët e filmit është se aktori Rami Malek do të jetë i keq në serinë e fundit të Bondit, ku thuhet se ai do të siguroj që Bond mos të këtë një udhëtim të lehtë në këtë seri.

Aktorë të tjerë që do bashkohen në film janë edhe Dali Benssalah, David Dencik dhe Billy Magnussen kurse bukuroshet e radhës së Bondit do të jenë Ana de Armas dhe Lashana Lynch, shkruan GazetaExpress.  

Ralph Fiennes (M), Léa Seydoux (Dr Madeleine Sëann), Naomie Harris (Eve Moneypenny), Ben Whishaw (Q), Rory Kinnear (Bill Tanner) dhe Jeffrey Wright (Felix Leiter) do të rikthehen në filmin e 25-të për Bond.

Në filmin e 25-të për Bondin, agjenti e lë shërbimin aktiv dhe dëshiron ta këtë një jetë të qetë në Xhamajka por paqja e tij nuk i shkon gjatë pasi që një shok i vjetër me emrin Felix nga CIA i kërkon atij ndihmë.

Misioni është shpëtimi i një shkencëtari të kidnapuar përcillet me pabesi më shumë se mendohet, duke bërë që Bond ta ndjek një keqbërës misterioz i cili ka në dorë një armë të rrezikshme te teknologjisë së re.

Kjo pritet që të jetë paraqitja e fundit e aktorit Daniel Craig në një film për Bond, derisa aktori i njëjtë është paraqitur më parë në filmat e agjentit britanik MI6 si: Casino Royale (2006), Quantum of Solace (2008), Skyfall (2012) dhe Spectre (2015). /GazetaExpress/   

Te fundit


Kthehu lart