Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.
Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.
“Tani u arrestu nga policia e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se bastisjet në zyrat e OVL-UÇK-së po vazhdojnë.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit nga EULEX-it, policia e të cilit angazhohet për t’i kryer operacionet e Tribunalit Special. /Express//