Konfirmohet aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Pronto”


Gazeta Express
3 Prill 2019 18:45

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe të tjerëve në rastin e njohur “Pronto”.

Kështu, kjo gjykatë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Komunikata e plotë:

Është refuzuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave për rastin e 11 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.G, A.P, XH.D, I.G, S.G, B.B, N.K, Z.P, F.SH, I.N. dhe R.A, duke i cilësuar si të pabazuara.

Të akuzuarit A.G, A.P, XH.D, I.G, S.G, B.B, N.K, Z.P, F.SH, I.N dhe R.A akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes nga neni 31 i KPRK-së kanë kryer veprën penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në tentativë nga neni 193 par.4 lidhur me par.l dhe lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.     

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart