Konfirmohen zërat, Arilena dhe Flori kanë gati bashkëpunimin e radhës


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 16:04

Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm se Arilena Ara dhe Flori Mumajesi do të sillnin shumë shpejt bashkëpunimin e dytë së bashku. Dyshimet nisën pas publikimit të fotove të njëjta të tyre. E para ishte Arilena që postoi foto bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, e pas disa ditësh edhe Flori postoi fotografi pothuajse të njëjtë si të Arilenës.

Pas shumë aludimesh më në fund zërat janë konfirmuar dhe pritet që ditën e sotme Arilena dhe Flori të publikojnë këngën e tyre. Flori ka bërë një postim në ‘Instagram’ duke treguar se kënga do të titullohet “Doja”. Më pas miku i tij, Klajdi Haruni ka zbuluar se Flori do të vijë në bashkëpunim me Arilenën, duke i përmendur të dy në një postim në ‘Instastory’. Kujtojmë se përpara dy vitesh Arilena dhe Flori publikuan pjesën e tretë të këngës “Nallane”, që menjëherë u kthye në hit e vazhdon të dëgjohet ende dhe sot.

Te fundit


Kthehu lart