Konfirmohen bisedimet për shef të AKI-së, Kurti e Osmani ende pa emër për kryespiunin - Gazeta Express
string(84) "konfirmohen-bisedimet-per-shef-te-aki-se-kurti-e-osmani-ende-pa-emer-per-kryespiunin"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 14:59

Konfirmohen bisedimet për shef të AKI-së, Kurti e Osmani ende pa emër për kryespiunin

Lajme

Gazeta Express

13/04/2021 14:59

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), tash e një kohë ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani janë shtuar konsultimet në lidhje me drejtorin e ri të AKI-së.

Lexo Edhe:

Ai tha se së shpejti pritet të emërohet kryesuesi i institucionit kryesor të sigurisë në vend.

“Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet në konsultim me kryeministrin dhe presidentin. Ne jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështjeje, dhe po punojmë që kjo të mbyllet sa më parë. Kurti e Osmani kanë shtuar konsultimet në këtë drejtim, dhe besoj që shumë shpejtë do të emërohet drejtori i ri i AKI-së”, tha Kryeziu.

Ndryshe, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, për zgjedhjen e drejtorit të AKI-së, duhet pajtueshmëri mes kryeministrit dhe presidentit.