Konfirmohen 218 raste të reja me COVID-19 - Gazeta Express
string(41) "konfirmohen-218-raste-te-reja-me-covid-19"

Konfirmohen 218 raste të reja me COVID-19

Gazeta Express

05/08/2020 15:01

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi i 461 mostrave, janë konfirmuar 218 raste të reja me COVID-19 që nga dje, raporton Express

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

Lexo Edhe:

IKShP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 156 pacientëve.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9492, me gjithsej 284 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Gazeta Express