Koncerti i radhës i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës, do të mbahet më 12 tetor 2024.
Koncerti do të mbahet nen drejtimin e Dario Salvi nga Britania e Madhe dhe me pjesëmarrjen e violonçelistit Konstantin Manaev nga Gjermania. Me një program dinamik, Orkestra do të sjellë vepra nga Donizetti, Lindpaintner, Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga Gulda.
Koncerti fillon nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.