Më 22 shkurt Filharmonia e Kosovës mban koncertin e radhës në Klinë, më
fillim nga ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës.
Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i
institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë qyteti i Klinës.
Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e
Kulturës “Jehona e Dukagjinit” prej orës 19:00 dhe njëherësh organizohet në
kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky
koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së
Kosovës dhe Komuna e Klinës. Koncerti është i hapur për publikun.