string(100) "komuniteti-politik-evropian-ne-nentor-mblidhet-ne-hungari-vitin-e-ardhshem-ne-shqiperi-rama-i-gezuar"

Komuniteti Politik Evropian në nëntor mblidhet në Hungari, vitin e ardhshëm në Shqipëri, Rama i gëzuar

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 8:12

Kryeministri i Shiqpërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria do ta mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian, raporton Express.

Paraprakisht, Komunitetit Politik Evropian do të mblidhet në nëntor në Hungari.

Lexo Edhe:

Rama ka thënë se deri dje s’mund të imagjinohej që të respektoheshin si të barabartë në arenën ndërkombëtare,  “e të bëheshim stacion europian”.

“…dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, ka shkruar Rama.

Ky samit, këtë vit është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.