Komunikata e LDK-së: Grenell kërkoi heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë - Gazeta Express
string(74) "komunikata-e-ldkse-grenell-kerkoi-heqjen-e-takses-ndaj-mallrave-te-serbise"

Komunikata e LDK-së: Grenell kërkoi heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë

Gazeta Express

03/01/2020 13:27

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot ka pritur në takim një delegacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në takim kanë marrë pjesë Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni. Gjatë këtij takimi, atyre iu është kërkuar që të hiqet taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se gjatë bisedës, ambasadori Grenell ka kërkuar nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe.

Lexo Edhe:

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ndryshe, që nga vendosja e taksës, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u dëmtuan për qindra miliona euro. Kjo dëshmohet edhe në statistikat e importit.

Sipas Doganës, që nga vënia e taksës 100 për qind, vlera e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rënë në 6 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, importi ka rënë për 99 për qind.

“Deri tani kemi pasur import nga Serbia dhe Bosnja rreth 6 milionë euro pra rreth 3.3 nga Serbia dhe 2.7 nga Bosnja. Derisa vitin e kaluar kemi pasur 365 milionë import nga Serbia dhe rënia është 99%. Si rreth 65 milionë  nga Bosnja ku rënia është 96%”, kanë thënë në Doganë.

Produktet që vinin nga këto dy shtete më herët, tash importohen nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria e Italia. /Gazeta Express