Komunikacioni po zhvillohet në kushte normale, pa pengesa


Gazeta Express
10 Shtator 2019 11:55

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Viadukt Trejd njofton se prej sot deri më 10.09.2019 do të fillojë me kryerje të aktiviteteve ndërtimore për përmirësim të pikave të zeza, me çka do të kryhet ndryshim kohor i regjimit të qarkullimit në rrugën rajonale P1303, aksi Barbaros – Makedonski Brod – Kërçovë në hark kohor prej 30 ditëve kalendarike.

Shoqata Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacionin pagesor Demir Kapi në periudhën 03.09.2019 deri më 02.03.2020 në rrugën magjistrale A1 aksi Negotinë – Gjevgjeli, stacioni pagesor Demir Kapi, qarkullimi do të zhvillohet konform Miratimit për regjim të përkohshëm të qarkullimit nr.11-rr.128/4 deri më 03.09.2019 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Viadukt Trejd njofton se nga 19.08.2019 do të kryhen punë ndërtimore për vendosje të ndriçimit elektronik në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, aksi Petrovec – Katllanovë, në kohëzgjatje prej 30 ditëve, për çka do të kryhet ndryshim i regjimit të qarkullimit.

Viadukt Trejd njofton se nga 19.08.2019 do të kryhen punë ndërtimore në një pjesë të rr. “Gjorqe Petrov” nga udhëkryqi me bul., “Kuzman Josifovski Pitu” deri te SB “Makpetrol”, drejtimi rrugor Shkup – Tetovë, në kohëzgjatje prej 10 ditëvë, për çka do të ketë ndryshim të regjimit të qarkullimit (riorientim i rrugëve dytësore, si dhe stacionet e autobusëve të NQP).

Në aksin rrugor prej tek lagjja Draçevë (tek hekurudha) deri në f. Lisiçe e Poshtme nga 11.07.2019 kryhet asfaltim, më saktë nga vendi i quajtur Çatalot për në fshatin Lisiçe. Asfaltimi do të zgjasë të paktën një javë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim) në aksin rajonal P2344, lagjja Çashka – f.Golozinci, nga 26.06.2019 komunikacioni do të jetë në ndërprerje çdo ditë, përveç të dielën, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në dy muajt e ardhshëm.

Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

Nga 19.06.2019 kryhen aktivitete ndërtimore për vendosjen e ndriçimit elektronik në udhëkryq Drugovë, në rrugën magjistrale A2 , aksin Kërçovë-Ohër, për të cilat ka ndryshim të regjimit të komunikacionit, në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Viadukt trejd njofton se nga 22.05.2019 kryhen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A3, pjesa Veles – Shtip, gjatë vendosjes së ndriçimit elektrik Ovçe Pole në kohëzgjatje prej 6 muajve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Nga 09.05.2019 (e enjte) në aksin rrugor P1201 Mavrovë – Dibrës afër fshatit Skudrinjë, komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat.

Viadukt Trejd informon se më datë 10.05.2019 ka filluar kryerja e aktiviteteve ndërtimore në rrugën rajonale P1401, Strumicë – Rabrovë për ç’arsye do të ndryshohet regjimi i komunikacionit.

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup, njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemin elektronik për pagesë në stacionet pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me Lejet për regjim kohor të komunikacionit edhe atë në:

stacioni pagesor Gjevgjeli në periudhën nga 18.03.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Demir Kapi-Gjevgjeli)

stacioni pagesor Demir Kapi në periudhën nga 11.04.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Negotinë-Gjevgjeli)

NP Ilinden-Strugë njofton se nga 12.04.2019 për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Viadukt trejd nga 05.03.2019 kryen punë ndërtimore në regjim kohorë të komunikacionit në kohëzgjatje prej 4 muaj (120 ditë), në drejtimin nga pompa e benzinës Mak Petrol në rrugën JNA nëpër udhëkryqin me rrugën f.Vrutok Komuna e Gostivarit.

V.K Ilinden – Strugë informon se nga data 02.03.2019 kryen punë ndërtimore në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në pjesën e bulevardit Turisitçka në gjatësi prej 3,5 kilometra. Në vendin e ku kryhen aktivitetet është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Nga 21.05.2019 filloi ndërtimi i Rrugës ekspres A4 Shtip – Radovish në: pjesa Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km28+560) në pajtim me Marrëveshjen nr.001-EBRD/17.

NP Rrugët e Maqedonisë njofton për rikonstruime të sendërtimeve dhe sanimeve të aksit rrugor P1206 Siniçane – Pirrok – Vrapçisht dhe të aksit rrugor A2 lidhja me Negotinën.

Shtrabak kryen rikonstruim të plotë në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019.

Te fundit


Kthehu lart