Komuna që mori vendim për mbylljen e shesheve, bizneseve dhe parqeve pas orës 18 - Gazeta Express
string(79) "komuna-qe-mori-vendim-per-mbylljen-e-shesheve-bizneseve-dhe-parqeve-pas-ores-18"

Komuna që mori vendim për mbylljen e shesheve, bizneseve dhe parqeve pas orës 18

Gazeta Express

06/08/2020 20:23

Komuna e Lipjanit ka marrë vendim për të mbyllur bizneset, sheshet dhe parqet prej orës 18:00

Shiu nuk është pengesa e vetme për të dal në qytet.

Lexo Edhe:

Edhe në një ditë me diell, nga ora 18, qytetarët e Lipjanit, nuk kanë drejtë të dalin për të pirë një kafe në lokalet e shumta në këtë qytet.

E krejt kjo për shkak të një vendimi anti-covid që ka marrë komuna.

Pronarët e bizneseve i kanë thënë T7-tës, prapa kamerës se vendimi për t’u mbyllur bizneset, sheshet dhe parqet, është i dëmshëm për ta.

Madje këta edhe kanë kërkuar të kenë një takim me kryetarin Imri Ahmetin.

Por për qytetarët jo gjithmonë vendimet e të parit të komunës janë të pëlqyeshme.

Madje ka të atillë që thonë se virusit korona nuk mund t’i ikim.

E dikush tjetër mendon se vendimi për të mos frekuentuar sheshin e parqet e tjera për shkak të pandemisë, është në të mirë të tyre.

Ndërkohë, na komuna tregojnë se pse kanë ardhur deri në këtë vendim i pari i këtij lloji.

Megjithatë në komunë, pranojë që kanë edhe ankesa nga qytetarët.

Të mbyllura nga dje qëndrojnë edhe parqet, shtigjet e ecjes e këndet e lojërave për fëmijë.