Komuna e Tetovës është komuna me më së shumti borxhe nga komunat tjera. Në storien hulumtuese në kuadër të projektit “Bashkërisht në luftën kundër korrupsionit”, që financohet dhe mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, theksohet se Tetova, bashkërisht me Komunën e Ohrit dhe Komunën e Karposhit janë në krye të listës me më së shumti borxhe.
Kjo vërtetohet me listën më të re të publikuar që e publikon Ministria e Financave nga ku thotë se deri në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi në Komunën e Tetovës në shtator ka qenë 9.4 milionë euro.
Komuna e Tetovës vërteton se xhirollogaria e tyre ndonjëherë është e bllokuar por, siç thonë ajo, kjo ndodh për një periudhë të shkurtër dhe me hyrjen e mjeteve financiare menjëherë debllokohet.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....