Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin për ndërtimin e 30 shtëpive


Gazeta Express
15 Maj 2019 14:27

Kryetari i Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” Halil Kastratin.

Kryetari i Prizrenit, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, sot së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive sipas formës “çelësa në dorë”.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare”, ka shkruar Haskuka. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart