Komuna e Prizrenit i revokon lejen PDK’së, kjo e fundit premton padi


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:59

Shumë nga ato që ishin brenda zyrave të PDK’së në Prizren u dëmtuan nga reshjet e shiut ditë me parë. Kjo pasi ndërtesa në fjalë ishte pa kulm gjatë kohës kur moti ishte me shi.

E për këtë anëtarë të PDK’së thonë se morën leje nga drejtoria lokale e urbanizmit, por diçka ndodhi më pas dhe zyrtarë nga qeveria e kryetarit Mytaher Haskuka ia revokuan atë pas 24 orëve.

E Komuna e Prizrenit po thonë se leja u revokua pasi mungonin dokumente që herën e parë nuk i kishin kur adresuan kërkesën për leje, raporton Klan Kosova.

Për këtë problem PDK’ja u ankua në Ministrinë e Mjedisit, e pasi u shqyrtua rasti kjo e fundit vendosi kundër pushtetit lokal të Vetëvendosjes.

Kryesia e PDK’së po thonë se do ngritin padi kundër Memajt për këtë çështje.

Prizren, Komuna pishman, PDK bëhet “qull” – 12.07.2019 – Klan Kosova

Uploaded by KlanKosova on 2019-07-12.

Te fundit


Kthehu lart