Komuna e Prishtinës tregon sa para u mblodhën nga koncerti i “Gjurmëve”


Gazeta Express
19 Qershor 2019 23:56

 “Gjurmët” u rikthyen përsëri në Prishtinë me një koncert që e mbajtën në sallën 1 Tetori më 15 qershor

Ky aktivitet i Komunës ishte në kuadër të aktivteteve 20/20 që parkon me aktivitete bamirëse të organizuara për nder të çlirimit të Prishtinës 20 vite më parë nga forcat e Natos.

Në kuadër të këtij aktiviteti, janë organizuar dy aktivitete-aktiviteti “Loja e yjeve” dhe koncerti i grupit “Gjurmët” në Prishtinë.

E derisa nga “Loja e yjeve” Komuna e Prishtinës ka mbledhur 9288 euro, nga koncerti i organizuar në sallën 1 Tetori në Prishtinë i “Gjurmëve”, janë mbledhur 8800 euro.

“Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit “Gjurmët” do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë”, ka shkruar Komuna e Prishtinës në një postim të tyre në facebook.

“Komuna e Prishtinës falenderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor “Gjurmët” dhe mysafirët artist që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart