Komuna e Prishtinës fillon furnizimin e shkollave me teste antigjene për COVID-19 - Gazeta Express
string(81) "komuna-e-prishtines-fillon-furnizimin-e-shkollave-me-teste-antigjene-per-covid-19"

Komuna e Prishtinës fillon furnizimin e shkollave me teste antigjene për COVID-19

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 18:18

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë filluar furnizimin e shkollave me teste të shpejta antigjen, raporton Gazeta Express.

Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se deri më tani testet antigjene janë shpërndarë në tetë institucione parashkollore dhe shkolla fillore dhe të mesme të larta, ndërsa në ditët në vijim do të shpërndahen edhe në zonat periferike të kryeqytetit.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se me këto teste do të testohen nxënësit që kanë simptoma të virusi ose kanë pasur kontake me persona të infektuar.

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për Covid-19.

Shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do tu japë informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen.

Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë. Do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma:

-Temperaturë mbi normale

-Kollitje apo ethe

-Kontakt me persona të infektuar.

Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione.