Komuna e Obiliqit nis shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë - Gazeta Express
string(71) "komuna-e-obiliqit-nis-shperndarjen-e-1200-pakove-per-familjet-ne-nevoje"

Gazeta Express

01/04/2020 13:41

Komuna e Obiliqit nis shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë

Gazeta Express

01/04/2020 13:41

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19, Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove ushqimore dhe higjenike nga fondi emergjent i Komunës, të dedikuara për familjet në nevojë.

Këto pako janë dërguar në shtëpitë e familjeve në nevojë, me këtë rast kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar ekipet e shtabit emergjent, vullnetarët dhe kompanitë private për ofrimin e mundësisë së transportimit të pakove te këto familje.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, ai tregoi se është pranuar lista e familjeve në nevojë nga shoqatat e dala nga lufta, shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e pakove edhe për ato familje.

Kryetari Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, asnjë familje nuk do mbetet në harresë, “përkushtimi dhe kujdesi ynë do të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj!” ka thënë ai.