Komuna e Kumanovës përsëri kërkon izolim të tërësishëm të qytetit - Gazeta Express
string(65) "komuna-e-kumanoves-perseri-kerkon-izolim-te-teresishem-te-qytetit"

Komuna e Kumanovës përsëri kërkon izolim të tërësishëm të qytetit

Gazeta Express

02/04/2020 16:30

Kumanova përsëri u bëri thirrje autoriteteve të shpallin izolimin e plotë të qytetit, përcjell Gazetaexpress nga Telegrafi.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut izolim të plotë (karantinë) të qytetit të Kumanovës me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit”, deklarojnë nga komuna pas një mbledhje të Shtabit të Krizës Komunale për Mbrojtje dhe shpëtimit.

Lexo Edhe:

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të sillen me përgjegjësi ndaj vetvetes dhe të tjerëve përreth tyre.

Kumanova është qyteti i dytë në vend me numrin më të madh të të infektuarve me coronavirus. Nga gjithsej 384 persona të diagnostikuar, 62 janë nga Kumanova./GazetaExpress/B.Lika/