Komuna e dënon Ujësjellësin, nuk e rregulloi vendin ku kreu punën


Gazeta Express
12 Korrik 2019 16:52

Inspektorati i Komunë së Prishtinës ka dënuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit me 2600 euro për shkak të intervenimeve në infrastrukturën rrugore.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri ka thënë se secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.

“Muaj më parë, i kemi paralajmëruar edhe publikisht, se nuk do t’i tolerojmë as kompanitë publike në rast se nuk iu përmbahen rregullave, vendimeve dhe pëlqimeve që marrin.

Sot është dënuar Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e kanë kthyer terrenin ne gjendjen e mëparshme”.

Tahiri ka thënë se do të vazhdojnë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit dhe kudo që hasim raste të tilla, do të ndërmarrim masa.

Ai ka deklaruar se Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart