Komuna e Prishtinës thotë se Ministria e Financave ende s’i ka lëshuar paratë pas vendimit për bartjen e tyre - Gazeta Express
string(109) "komuna-e-1prishtines-thote-se-ministria-e-financave-ende-si-ka-leshuar-parate-pas-vendimit-per-bartjen-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 10:03

Komuna e Prishtinës thotë se Ministria e Financave ende s’i ka lëshuar paratë pas vendimit për bartjen e tyre

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 10:03

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, Ministria e Financave ende s’e ka bërë alokimin e tyre.

“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës”.

Komuna tha se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, “qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”.

Përmes këtyre mjeteve pritet të lëshohet për qarkullim trafiku urban i pezulluar tash e sa ditë në mungesë të financave.

Ky njoftim nga kryeqyteti demanton asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement