Komuna e Mitrovicës merr vendim që për çdo fëmijë që lind, komuna do të paguajë nga 100 euro.
Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal.
Propozimi u dha nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe u votua me shumicë votash.
Kështu, Mitrovica po u bashkohet disa komunave që japin para për çdo fëmijë që lind.
Rikujtojmë se Mitrovica e ka shumën më të ulët për këtë pagesë, pasi komunat e tjera japin nga 130, 160 e 200 euro për çdo fëmijë që lind.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...