string(72) "kompletohet-xhiroja-e-15-te-kjo-eshte-pamja-e-re-e-tabeles-se-superliges"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2023 16:00

Kompletohet xhiroja e 15-të, kjo është pamja e re e tabelës së Superligës

Futboll

Gazeta Express

28/11/2023 16:00

Sot është kompletuar xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini e mposhti Fushë Kosovën me rezultat të pastër për ta “gozhduar” mesin e tabelës, ndërsa “Pampurave” iu prishën edhe më shumë punët derisa e shohin veten në vendin e parafundit në tabelë.

Ndërkohë, në këtë xhiro, tri ndeshje të së cilës u shtynë shkaku i borës që ra në vendin tonë në fundjavën që shkoi, Ballkani e mposhti Malishevën në udhëtim dhe e ruajti distancën ndaj ndjekësve, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, therandasit u shkëputën ndaj njërit prej rivalëve për titull, Dritës, e cila u mund nga Prishtina në derbin e kësaj xhiroje dje.

Kurse, Llapi “po mbahet” ende pasi e mundi Gjilanin 2:0 dhe e sheh veten 7 pikë prapa liderit nga Suhareka, i cili megjithatë i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme që u zhvillua në Lipjan. /Gazeta Express/