Kompletohen çiftet, Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës


Gazeta Express
11 Korrik 2019 22:58

Janë kompletuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Edhe Tunizia ka prerë biletën për në gjysmëfinale, ku do të ketë punë me Senegalin.

Pas Algjerisë, e fundit është Tunizia që ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti 3-0 Madagaskarin, raporton Gazeta Express.

Tunizia i shënoi të tre golat në pjesën e dytë.

Fillimisht Ferjani Sassi realizoi për 1-0 në minutën e 52’, para se Youssef Msakni të shënojë për 2-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Naim Sliti në minutat shtesë të takimit.

Në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, Tunizia do të përballet me Senegalin, kurse Algjeria me Nigerinë. /Gazeta Express/

Madagascar vs Tunisia 0-3 Highlights & All Goals (11/07/2019)

Te fundit


Kthehu lart