Kompania farmaceutike ofron barëra më të lira që të luftohet më lehtë SIDA


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:46

Kompania farmaceutike, Gilead Sciences ka njoftuar se do të japin donacion barëra që e luftojnë HIV’in, për Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, nga e cila do të përfitonin 200.000 njerëz të prekur nga SIDA.

Ndërkohë që lajmet e këtij njoftimi janë mirëpritur nga kjo qendër, që në fakt erdhi pas disa lajme tjera negative nga kompanitë farmaceutike, ku ishte paralajmëruar rritje çmimesh për barëra, e sidomos ato të SIDA’s, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se ky hap është thjesht një pjesë e mozaikut, të parandalimit të sëmundjeve të SIDA’s, dhe shpresojnë që nga ky vendim të reflektojnë edhe kompanitë tjera.

Ky veprim e nënvizon faktin se sa komplekse ka qenë industria e barërave të SIDA’s, dhe se pritet që të shkojë drejtë një përmirësimi.

“Ne jemi krenarë që kompania jonë ka ndikuar në lehtësimin në qasjen e medikamenteve që do ta reduktojnë infeksionin e HIV/AIDS” tha Gregg Alton, shef i kompanisë Gilead Sciences.

“Qëllimi është që të zgjerohet qasja në barëra të cilat kanë çmim të lartë, dhe kështu do të parandalohet sëmundja që ka rrezikuar shumë jetë në botë” shtoi ai

Qendra e Kontrolliut dhe Parandalimit të Sëmundjeve, e ka mirëpritur këtë lajm, duke njoftuar se kjo do t’i ndihmojë shumë persona të cilët nuk kanë kushte ekonomike për të siguruar medikamente. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart