Kompania “Apple” shton disa “emojis” në telefona dhe tabletë


Gazeta Express
17 Korrik 2019 8:57

Gjiganti teknologjik amerikan, kompania “Apple”, ka njoftuar se i ka shtuar disa figura të reja, të cilat mund të përdoren në tekste dhe mesazhe. Në mesin e figurave të reja janë personi që lëviz me karrocë, qeni ndihmës dhe këmbësori me paterica.

Lajmi për figurat e reja u dha në Ditën Botërore të “Emoji”-ve, ndërsa kompania “Apple” po synon që me to t’i përfaqësojë më mirë personat me nevoja të veçanta.

Figurat e reja ishin propozuar vitin e kaluar dhe do të mund të përdoren nga përdoruesit e telefonave dhe tabletëve në fund të këtij viti.

Një zëdhënës i kësaj kompania tha: “Pranimi i diversitetet në të gjitha format e shumta të tij është pjesë përbërëse e vlerave të kompanisë sonë. Këto figura të reja do ta plotësojnë një boshllëk të konsiderueshëm në tabelën e “emoji”-ve”.

Kësaj radhe u prezantuan rreth 20 figura, ndërsa pritet që disa figura të tjera të prezantohen në vjeshtën e këtij viti.

Përfaësuesit e kësaj kompania theksuan se figurat e reja nuk i përfaqësojnë të gjitha nevojat e veçanta të njerëzve, por ato janë vetëm pikë fillestare e një përfaqësimi më të mirë të diversitetit përmes figurave, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart