Komiteti për menaxhimin e pandemisë diskuton masat e ndërmarra nga Qeveria - Gazeta Express
string(74) "komiteti-per-menaxhimin-e-pandemise-diskuton-masat-e-ndermarra-nga-qeveria"

Komiteti për menaxhimin e pandemisë diskuton masat e ndërmarra nga Qeveria

Gazeta Express

06/07/2020 11:29

Mëngjesin e së hënës është mbledhur Komiteti për menaxhimin e pandemisë ku do të diskutohet për masat e ndërmarra nga Qeveria për menaxhimin e gjendjes së krijuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do t’i njoftojë pjesëmarrësit lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend pas rritjes së rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve.

Lexo Edhe:

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar se mosrespektimi i rregullave do të ketë sanksione ligjore.

Sipas tij, në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve dhe se komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.