Komiteti i Gjilanit mban takim me drejtorët e shkollave, diskutohet për vlerësimin mësimor gjatë këtyre dy javëve - Gazeta Express
string(112) "komiteti-i-gjilanit-mban-takim-me-drejtoret-e-shkollave-diskutohet-per-vleresimin-mesimor-gjate-ketyre-dy-javeve"

Komiteti i Gjilanit mban takim me drejtorët e shkollave, diskutohet për vlerësimin mësimor gjatë këtyre dy javëve

Gazeta Express

24/09/2020 15:12

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit për vlerësimin e procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave anti-COVID-19.

Ky takim është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar që të monitorohen në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës./Express/